Politike

Rama i përgjigjet Metës: Listat nuk hapen me referendum, por me zakon e karton

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, që kërkoi referendum për ndryshimet kushtetuese, që po shqyrtohen në Kuvend si nismë e opozitës parlamentare.

“IM thotë ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve, hapja e listave bëhen vetëm me referendum! Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!”, deklaroi Rama.

“Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!”, vijon Rama.

Më herët, Presidenti Ilir Meta tha se ndryshimet kushtetuese prishin marrëveshjen e 5 qershorit mes Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të arritur në Këshillin Politik dhe tha se modeli i koalicioneve të propozuara nga Rama është modeli lindor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë