Politike

Rama: Meta shpërndan teneqe dhe bën fushatë me subjekte të OFL, do dekorojë edhe floktoren në Vlorë

Nga Vlora. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi rritje të numrit të infektimeve nga COVID-19, si rezultat i grumbullimeve gjatë fushatës elektorale.

“Mos harrohet asnjë herë që vaksinimi ka nevojë për distancimin se nëse vaksinojmë dhe nuk jemi ende në numrat kritikë të imunizimit atëherë cdo shkelje e distancimit sjell ngadalësim e rritje të infektimeve.

Për fat të keq kemi një energji infektuese që prodhohet cdo ditë me dasmat e rrugëve të atyre që e kanë vënë interesin e partisë dhe të pushtetit, ose të planit për pushtetin mbi interesin e shëndetit të njerëzve.

Por edhe kjo do mbarojë shpejt e ne lutemi që situata të mos jetë e papërballueshme se padiskutim këto që po ndodhin cdo ditë me ato turmat e shekullit të kaluar me bori e flamuj e dy gishta do sjellin rritje të numrit të infektimeve dhe kjo është e pashmangshme si ka ndodhur në vende të tjera urojmë që mos jetë një rritje dramatike”, tha Rama.

Në vëmendjen e Ramës nuk mungoi as Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ndodhej në Parkun Kombëtar ‘Apolonia’ në Fier, për vlerësimin e personaliteteve të artit e kulturës te këtij qyteti.

“Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë.

S’ka asnjë problem, natyrisht që ai bën një fushatë atipike skutave me subjekte të OFL i shoqëruar me gjykatës e prokurorë që janë nxjerrë jashtë nga procesi i vettingut dhe ëndërrojnë revanshin nëpërmjet Saliut dhe Ilirit që qëllim kryesor të revanshit kanë rimarrjen në duar të drejtësisë, zhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës.

Ilir Meta shpërndan dekorata, tani lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktoren në Vlorë nuk e di kujt do t’i bjerë, por në rast se parukierja jote s’do dekorohet sot thuaj nga ana ime se këto janë thjesht teneqe të shpërndara për arsyet që diskutojmë dhe përvec shpërndarjes së teneqeve presidenti ofron dhe divergjenca si përshembull nxjerrjen nga burgu të vëllait të x dhe kunatit të y.

Por besoj se këto gjera do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’ja dhënë dërrmën këtyre forcave krejtësisht në kundërta me historinë që ne po bëjmë bashkë e në 25 prill të vazhdojmë punën”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë