Politike

Vendet e “Ballkanit të Hapur” firmosin 4 marrëveshje të reja, nga siguria ushqimore te kinematografia

Nga Gazeta ‘SI’ – Katër marrëveshje u nënshkruan mesditën e sotme (2 shtator) midis vendeve të Open Balkan, nga ministrat përgjegjës të fushave.

E para u firmos marrëveshja për sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ministrat drejtues të Bujqësisë.

Më pas, Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor, nënshkruar nga ministrat e Kulturës të tre  vendeve.

Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe Energjisë, nënshkruar nga Ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Serbisë.

Plani ndër operativ në fushën e emergjencave civile mes Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, nënshkruar nga përfaqësues të Emergjencave civile.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë