Politike

Rama për mediat italiane: Presim të vijnë 3 mijë afganë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë për mediat italiane lidhur me ardhjen e refufgjatëve afganë në vendin tonë. Duke folur për të përditshmen italiane “Il Foglio”, ai ka shpjeguar qëndrimin e tij për t’i hapur dyert refugjatëve. Kryeministri ka thënë se pret që në vendin të vijnë 3 mijë afganë. “Ne po flasim për 2-3 mijë njerëz,” është shprehur Rama.

“Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët,” ka thënë Rama.

“Nëse Europa është e dyzuar edhe për Afganistanin është sepse nuk e mbajnë më mend historinë,” thotë Rama.

I pyetur nëse a duhet Europa dhe Italia në veçanti, të marrin shembull nga Shqipëria?

“Nuk i jap leksione askujt”, ka nënvizuar Rama. “Aq më pak Italisë, ndaj të cilës jam shumë i lidhur. Por, do të them se pritja e refugjatëve, është detyrim i yni”.

“Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”.

“Unë them se mirëpritja është detyra jonë. Sepse mbaj mend se çfarë ishte për ne shqiptarët. Mbaj mend luftën, mbaj mend Millosheviçin, refugjatët, vdekjen, torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ata që afganët janë ndoshta sot, alienë. Kujtesa përfshin marrjen e përgjegjësisë”, ka përfunduar kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë