Politike

Rama reagon për Vulin: E vërtetë apo meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter pas deklaratës së Ministrit serb të Mbrojtjes, Alexander Vulin, i alarmuar siç thotë ai, nga nisma e Shqipërisë së Madhe.

“Vuçiç është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë ​​për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, ka shkruar Rama dhe i drejtohet Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Twitter.

Vulin e interpreton deklaratën e Kryeministrit Edi Rama që Kosova të ketë qasje në Portin e Durrësit si avancim i planit për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Edi Rama vazhdon me planin e tij për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe si gjithmonë Bashkimi Europian hesht dhe nuk bën asgjë”, thotë Vulin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë