Politike

Rama zgjedh Durrësin! Pas 8 viteve deputet i Vlorës, Kryeministri ndryshon zonë

Pas dy mandateve si deputet i Qarkut të Vlorës, Edi Rama ka ndryshuar zonë. Kryesocialisti ka zgjedhur që në Kuvendin e ri të përfaqësojë qytetarët e Durrësit.

Vendimi i është përçuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes një shkrese.

Edi Rama u zgjodh për herë të parë deputet në zgjedhjet e vitit 2013 në Qarkun e Vlorës. Mandatin e mbajti në këtë zonë edhe për zgjedhjet e 2017-ës.

Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që mundësuan kandidimin deri në katër qarqe për kryetarët e partive, Edi Rama e vendosi veten si të tetin në listë si në Vlorë, ashtu edhe në Durrës.

Në të dyja këto qarqe, socialistët morën nga 8 mandate dhe Rama ishte në listën fituese në të dyja zonat. Për këtë arsye, atij i duhej të zgjidhte mes Vlorës dhe Durrësit, ku siç duket fitoi ky i fundit, për të cilin Kryeministri ka premtuar realizimin e projekteve ambicioze, përfshirë këtu transformimin e portit të qytetit.

Pak pas publikimit të këtij vendimi, Kryeministri ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku pasi thotë se raporti i tij me Vlorën nuk do të ndryshojë, shpjegon se përse zgjodhi Durrësin.

“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë