Nga Gazeta ‘Si’-Grupi i Partisë Demokratike të Rithemelimit ka reaguar pas arritjes së dakordësisë me mazhorancën për një rezolutë të përbashkët në lidhje me Kosovën, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokratët e Rithemelimit shprehen se me këtë rezolutë, opozita realizoi çdo qëllim që kishte.
“Sigurisht, rezoluta e Kosovës nuk mund të miratohej tekstualisht sepse jemi dy vende të ndryshme.
Opozita ngulmoi që shpallja e grupeve terroriste në veri të Kosovës të jetë një kërkesë unanime e institucioneve të Shqipërisë, jo vetëm qeverisë dhe Presidentit, çka përfshin edhe opozitën.
Një pikë e rëndësishme është edhe kërkesa për bashkëpunim të qeverisë së Kosovës me SHBA dhe BE.
Opozita materializoi shqetësimet e saj kryesore në rezolutën e përbashkët dhe është e legjitimuar në qëndrimet e saj për çështjen e Kosovës”, shkruhet në reagim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje