Nga Gazeta ‘Si’-Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi e ka cilësuar si një lajm të mirë hartimin e një draft-rezolute konsensuale me opozitën për dënimin e aktit terrorist në Banjskë të Kosovës më 24 shtator.
“Përpjekjet mazhorancë-opozitë për gjetjen e dakordësisë për Rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës u finalizuan me sukses. Arritëm të kemi një tekst të përbashkët, ku shprehim pa asnjë rezervë mbështetjen për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Pas votimit nga deputetët në seancën parlamentare, qeveria dhe institucionet e tjera shqiptare duhet të influencojnë dhe kërkojnë një hetim ndërkombëtar për sulmin dhe nxjerrjen sa më parë të autorëve përpara drejtësisë”, shkruan Çuçi në rrjetet sociale.
Ndërsa theksoi se ndonëse sipas tij, pati përpjekje nga politika e vjetër, duke nënkuptuar Berishën që të kryente kurthe për të akuzuar mazhorancën për çështjen e Kosovës.
“Partia Socialiste tregon edhe njeherë se kur vjen puna për Kosovën ka një qëndrim të qartë, pavarësisht blofit të dalë boje apo kurtheve të politikës së vjetër për luftën e brendshme. Vijimësisht e kemi dëshmuar me vepra mbështetjen pa asnjë ekuivok ndaj Kosovës, qoftë dhe duke plotësuar ndonjë tekë të opozitës si në këtë rast. PS ka qenë dhe do të jetë konsistente në mbështetjen pa kushte ndaj Kosovës”, shprehet Çuçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje