Politike

Rezultati i koalicionit “BF”, Ilir Meta mori 45% të këshilltarëve

Në një nga daljet për mediat, Sali Berisha është pyetur disa herë për peshën që pati PL-ja këto zgjedhje. Berisha nuk ka dhënë po aq një përgjigje shteruese por është shprehur se me Ilir Metën ka një bashkëpunim luajal duke evidentuar faktin se në saj të tij kandidatët e primareve arritën të futen në zgjedhje.

Por me çfarë çmimi? Sali Berisha nuk e ka thënë ende, ndërkohë që kandidatë për këshilltarë të Rithemelimit janë shprehur se duhet një analizë e thellë për të parë se ku ka ndihmuar Ilir Meta në këto zgjedhje. E deri sa analiza të bëhet (nëse do të ketë tillë) rezultati i zgjedhjeve e ka nxjerrë  Metën fitues me 45% të këshilltarëve.

Sipas të dhënave paraprake koalicioni “BF” ka marrë 297 këshilltarë, ku 163 i përkasin Berishës, e thënë ndryshe “Rithemelimit” dhe 134 Partisë së Lirisë. Ndërkohë që PD-ja zyrtare ka marrë vetëm 126 këshilltarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë