Bota

Rrëmbimi i avionit nga Bjellorusia, Shqipëria: I bashkohemi thirrjes për hetim ndërkombëtar

Shqipëria ka reaguar sot në lidhje me “rrëmbimin” e një avioni të linjës ajrore Ryanair nga ana e Bjellorusisë, për arrestimin e një gazetari, duke kërkuar hetim ndërkombëtar pvr ngjarjen.

“Të shokuar nga rrëmbimi i Ryanair. Shqipëria bashkohet me thirrjet për hetim ndërkombëtar për këtë incident të rëndë dhe të rrezikshëm dhe lirimin e Roman Protasevich”, shkruan ministrja Olta Xhaçka në një postim në Twiiter.

Me urdhër të presidentit bjellorus, Lukashenko avioni që fluturonte nga Greqia në Lituani ka devijuar duke u ulur në Minsk. Qeveria e Lukashenkos pretendon se ka patur një alarm për bombë, por qëllimi ka qenë arrestimi i një gazetari-kritik të Lukashenkos i cili është dënuar me burg të përjetshëm.

Shefi ekzekutiv i Ryanair Michael O’Leary është mes atyre që akuzuan Bjellorusinë për pirateri dhe thotë se agjentë të KGB-së mund të kenë qenë në bord dhe pas uljes së avionit janë zhdukur.

Ryanair thuhet të ketë detajet e pasaportës së këtyre agjentëve që u zhdukën pas zbarkimit si dhe informacione të tjera që mund të ndihmojnë në hetim.

Shefi i policisë lituaneze tha se 126 pasagjerë ishin nisur nga aeroporti i Athinës dhe 121 kishin arritur në Vilnius.

Liderët europianë do të flasin për këtë çështje në takimin e sotëm. Ata kanë dënuar aktin e presidentit Lukashenko dhe kanë njoftuar se do vendosin sanksione të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë