Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, akuzon publikisht qeverinë bjelloruse të Aleksander Lukashenkos për krijimin e një alarmi të rremë për bombë në bordin e një avioni civil për ta detyruar atë të zbarkojë në territorin e tij për të arrestuar më pas një disident dhe të dashurën e tij. Për këtë, ai akuzon katër zyrtarë publikë për “konspiracion për të kryer piraterinë ajrore”.
Për gjykatën jugore të qarkut të Nju Jorkut, nuk ka asnjë shpjegim tjetër për rrëmbimin në Minsk, më 23 maj 2021, të fluturimit të “Ryanair FR4978”, i cili u nis nga Athina për në Vilnius, Lituani, me 126 pasagjerë.
Autoritetet donin të merrnin Roman Protasevich, kundërshtar prej shumë kohësh i Lukashenkos, dhe e fejuara e tij Sofia Sapega, duke u kthyer në vendin që u kishte dhënë azil.
Personat e paditur, janë drejtori dhe zëvendësdrejtori i autoritetit shtetëror bjellorus për navigacionin ajror dhe dy zyrtarë të agjencive të zbatimit të ligjit bjelloruse.
Konkretisht, dy drejtuesit, Leonid Mikalaevich Churo dhe Oleg Kazyuchits, dyshohet se paralajmëruan ekuipazhin e fluturimit për kërcënimin e një bombe në bord dhe më pas falsifikuan raportin në lidhje me rrëmbimin e fluturimit, me përfshirjen e dy agjentëve.
Bëhet fjalë për Andrey Anatolievich (mbiemri i panjohur) dhe kolegu, identiteti i të cilit nuk dihet.
Në aktakuzë – 26 faqe e gjatë – hetuesit rindërtojnë momentet e rrëmbimit, zbulojnë disa histori dhe vërtetojnë atë që u rindërtua nga ekipi hetimor i ICAO, agjencia e OKB-së për aviacionin civil.
“Nuk kishte asnjë bombë në bord, – shkruajnë prokurorët amerikanë.- Autoritetet bjelloruse shpikën kërcënimin për të qenë në gjendje të ushtrojnë kontroll mbi fluturimin dhe ta detyrojnë atë të devijojë nga destinacioni i synuar dhe të ulet në Minsk”.
Objektivi? “Në këtë mënyrë shërbimet bjelloruse të sigurisë mund të arrestojnë një gazetar/aktivist politik kritik ndaj qeverisë, i cili jetonte në mërgim në Lituani”, është arsyetimi, duke iu referuar Roman Protasevich-it që quhet “Individi 1”.
“Konspiracioni i qeverisë bjelloruse u krye – ndër të tjera – nga oficerë të shërbimeve të sigurisë në koordinim me oficerët e autoritetit të navigimit ajror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje