Politike

Salianji: Në Shkodër dhe Durrës, Rama ia ka dorëzuar pushtetin ‘non-gratave’

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po bën fushatë me politikanë të shpallur “non grata” nga SHBA.

Duke publikuar një video të Tom Doshit në Shkodër për fushatën në favor të kandidates së PS-së, Majlinda Angoni, Salianji tha se Tom Doshi përcakton shumëçka mbi emërimet në Shkodër.

Një rast paralel, ai ka marrë edhe për Durrësin ku po lobon ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, edhe ky i shpallur “non-grata”   

“Pa miratimin e Tomës asgjë nuk mund të ndodhë në Shkodër.

Edi Rama i ka dorëzuar Tom Doshit çelësat e qeverisjes së Shkodrës.

Tom Doshi vendos, kush hyn në punë, kush bëhet shef dhe drejtor, kush merr tendera, kush bëhet deputet e së fundmi siç e thotë dhe vetë kush kandidon për kryetare bashkie. Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama e ka emëruar Tom Doshin  si drejtues politik dhe shef të fushatës së kandidates së PS në Shkodër. Edi Rama bëri sikur e largoi Tom Doshin pas shpalljes non grata, po çdo shqiptar e di, e më shumë se kushdo tjetër socialistët shkodranë, e dinë se pa miratimin e Tom Doshit asnjë vendim nuk merret në Shkodër…”, tha Salianji

Krahas Tom Doshit në Shkodër, Salianji tha se Edi Rama ka aktivizuar edhe Vangjush Dakon në Durrës.

“Çdo durrsak e di që kandidatja është vegla e Dakos. Socialistëve durrsakë ua zgjedh kandidaten një tjetër non grata nga SHBA.  Edi Rama nuk ndahet nga Non-gratat. Sepse pa ta, ai, asnjë dite nuk do të qëndronte në pushtet.  Dhe sot gjithë pushtetin ua ka dorëzuar atyre në këmbim të shitblerjes së votave. Sepse këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë