Propozimi i Dritan Abazoviç për të riformatuar qeverinë duke përfshirë në të të gjitha forcat politike në Mal të Zi, me përjashtim të firmëtarëve të mocionit të mosbesimit ka marrë dakordësinë e serbëve të Malit të Zi.
Andrija Mandiç, një prej udhëheqësve të Frontit Demokratik të Malit të Zi, që mbledh elektoratin serb me 20 mandate në parlament, tha se deputetët e këtij Fronti janë gati që të firmosin për formatimin e Qeverisë.
“Nuk jemi dakord me gjithçka me propozimin, por kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ne që të bëhemi bashkë dhe ata që fituan më 30 gusht 2020 të bëhen sërish bashkë. Sa për Frontin Demokratik, ai është gati me 20 deputetë që të firmosë këtë dokument menjëherë”, deklaroi Mandiç.
Politikani serb i Malit të Zi, që ka marrë pjesë në Luftën e Kosovës dhe që në të shkuarën ka bërë thirrje që t’u ndalohet e drejta e votës minoriteteve në Mal të Zi me përjashtim të malazezëve dhe serbëve, iu referua me këto fjalë shumicës që u krijua pas atyre zgjedhjeve, kur Kryeministër u zgjodh Zdravko Krivokapiç nga serbët e Malit të Zi.
Është e paqartë nëse Mandiç me këto fjalë i referohej rikthimit të një kryeministri serb sërish, apo do këtë herë Fronti Demokratik do të pranojë për Kryeministër Dritan Abazoviç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje