Një zyrtar i administratës së Biden, tha se Moska po planifikon të rrisë me dyfish mbrojtjen ushtarake ndaj Ukrainës, në kufi me të, sapo të nisë 2022-shi. Këtu përfshihen 100 grupe taktike me personel prej 175 mijë personave, bashkë me mburoja, artileri dhe pajisje. Sipas zyrtarit, gjysma e njëisve kanë mbërritur në kufirin me Ukrainën. Rusia po mban rezerva. Presidenti Joe Biden tha: “Ne e dimë kush është Rusia dhe parashikimet janë se do të kemi një diskutim të tejzgjatur.”
Detajet nga plani i Rusisë, fillimisht u zbuluan nga Uashington Post dhe më pas Biden tha se është në kontakt konstant me aleatët europianë dhe ukrainas. Ai tha se do mundohet të ndalojë aktivitetin nga Presidenti rus Vladimir Putin, por ai po bën lojë. Shtëpia e Bardhë është shumë e shqetësuar nga lajmet se Rusia po shton armatimet dhe trupat kundrejt Ukrainës, ndonëse në udhëtimin e sekretarit të shtetit Anthony Blinken, nuk pati bisedime të tilla. “Shtëpia e Bardhë nuk kërkon konflikt. Mënyra më e mirë është të ketë një marrëdhënie diplomatike”,- tha zëdhënësi Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Ambasada Ruse në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Forca e inteligjencës amerikane ka suprizuar dhe zyrtarët europianë dhe autoritetet në të dyja anët e Atlantikut.
Një person, pjesë e mbrojtjes së SHBA, tha se Biden po mendon të ndihmojë Ukrainën me armë, por ende nuk ka vendim. “Nëse ne do t’i dërgonim armë Ukrainës, ajo do të mund të mbronte veten.”
Burimi:Financial Times/Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje