Sistemi danez i zgjedhjeve është propozuar nga Ambasada Amerikane në tryezën e Këshillit Politik si një model që të aplikohet në Shqipëri. Por çfarë parashikon ky sistem?
Danimarka i zhvillon zgjedhjet sipas metodës D’Hondt, që mban këtë emër nga matematicieni belg, Victor D’Hondt që e ka shpjeguar këtë metodë në shekullin e 19-të në Europë.
Sipas këtij sistemi në zgjedhje shkohet me dy lista, një listë e hapur, ku votuesit zgjedhin me emër kandidatin për deputet dhe një listë e mbyllur, ku zgjedhësit votojnë për partinë.
Pra bëhet fjalë për një sistem proporcional, por që nga studime të shumta është vlerësuar si metoda më pak proporcionale mes sistemeve të këtij lloji dhe më pak favorizuesi për partitë e mëdha dhe koalicionet në kurriz të partive më të vogla.
Këto janë parimet kryesore mbi të cilat ngrihet ky sistem, por vende të ndryshme kanë zbatime të ndryshme të tij sa i takon ndarjes administrative dhe pragut elektoral. Danimarka vetë është e ndarë në tre zona të mëdha elektorale dhe ka të vendosur pragun prej 2 për qind të votave që një parti të përfaqësohet në Parlament.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje