Një sondazh i Associated Press tregon se si e kanë parë amerikanët luftën në Afganistan dhe mbi të gjitha a ia vlejti?.
Një shumicë e konsiderueshme e amerikanëve dyshojnë se lufta në Afganistan ishte e dobishme, sipas një sondazhi të Associated Press të realizuar në bashkëpunim me Qendrën NORC për Kërkimin e Marrëdhënieve Publike.
62% e të intervistuarve mendojnë se lufta më e gjatë e Amerikës nuk ia vlente, nga këta 67% që mendojnë njësoj ishin demokratë dhe 57% republikanë.

Republikanët kanë disi më shumë gjasa se demokratët të thonë se luftërat në të dy vendet ia vlejtën.
4 në 10 republikanë thonë që po ia vlejti, krahasuar me rreth 3 në 10 demokratë.
47% miratojnë trajtimin e çështjeve ndërkombëtare nga Biden dhe 52% miratojnë Biden për sigurinë kombëtare.
Rreth gjysma e amerikanëve thonë se janë jashtëzakonisht ose shumë të shqetësuar për kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara. nga grupet ekstremiste me bazë jashtë Shteteve të Bashkuara; rreth një e treta tjetër janë të shqetësuar mesatarisht. Vetëm rreth 1 në 10 thonë se nuk janë të shqetësuar.
Sondazhi u krye në periudhën 12 deri më 16 gusht 2021, koha kur lufta dy-dekada në Afganistan përfundoi me kthimin në pushtet të talebanëve dhe kapjen e kryeqytetit Kabul.
Në sondazh morën pjesë rreth 1700 amerikanë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje