Për ish-kryeministrin britanik që ka çuar trupat ushtarake në luftë në Afganistan në vitin 2001, tërheqja ushtarake e Perëndimit ishte e rrezikshme dhe e panevojshme”.
Tony Blair thotë se Rusia, Kina dhe Irani do të “përfitojnë” nga largimi ushtarak i Perëndimit, pas 21 vite lufte. Blair ka paralajmëruar se kthimi i talebanëve do të mbledhë çdo grup xhihadist në mbarë botën” në Afganistan dhe tha se tani kishte një detyrim moral që trupat perëndimore të qëndrojnë derisa të evakuohen të gjithë ata që i kanë ndihmuar.
Blair i ka bërë këto komente në një deklaratë të publikuar në faqen e tij Fondacioni Tony Blair për Ndryshime Globale.
“Braktisja e Afganistanit dhe njerëzve të tij është tragjike, e rrezikshme, e panevojshme dhe nuk është as në interesat e tyre, as në tonat”, ka vlerësuar ai në komentet e para publike që kur talibanët kanë marrë pushtetin dhe kanë rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi.
Ai ka shtuar se “pyetja që duhet bëhet nga aleatët, por edhe nga armiqtë është se ‘a e ka humbur Perëndimi gatishmërinë e tij strategjike?’”
“Si lider i shtetit tonë, kur kemi marrë vendim që t’iu bashkohemi Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar talibanët nga pushteti, e di më mirë se shumëkush sa të vështira janë vendimet që duhet të marrë një lider dhe sa e lehtë është që të kritikohesh dhe sa e vështirë është të jesh konstruktiv”.
Ai i ka bërë thirrje Perëndimit “që të evakuojë dhe t’i strehojë ata për të cilët ka përgjegjësi – ata afganë që na kanë ndihmuar, kanë qëndruar afër nesh dhe kanë të drejtë të kërkojnë që t’iu qëndrojmë afër”.
Talibanët kanë premtuar një regjim “ndryshe” në krahasim me periudhën e fundit kur kanë qenë në pushtet më 1996-2001, kur kanë udhëhequr përmes një interpretimi të ashpër të ligjit islamik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje