Politike

Tabaku: ERE, institucion varësie i ministrisë së Energjisë. Mos justifikoni korrupsionin me inflacionin

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, nga foltorja e Kuvendit, e ka akuzuar ERE-n se është kthyer në një drejtori varësie e Ministrisë së Energjinë.

Ndërsa kujtoi se ERE duhet të mbrojë interesin e qytetarëve, Tabaku kërkoi që Enti Rregullator i Energjisë të mos e shtyjë vendosjen e fashës 800kwh për energjinë, por ta revokojë.

Deputetja e opozitës tregoi se ka qenë prezente në bordin e ERE dhe aty ka parë sesi asnjë prej anëtarëve të bordit, sipas saj, nuk mbrojti interesin e qytetarëve. Sipas Tabakut sot qeveria nuk po mbron interesat e qytetarëve dhe korrupsionin po e justifikon me inflacionin.

Ajo shtoi se qeveria shqiptare ka harxhuar 500 mln euro në këtë sektor.

“Të dhënat tregojnë se qeveria shqiptare ka shpenzuar 500 milion euro për energjinë elektrike, por ku janë këto para?Pse është e nevojshme që këtë krizë korrupsioni në kohë paqeje ta transmetojmë te qytetarët?Qeveria nga presioni u tërhoq në rritjen e çmimit të energjisë me një muaj.”

Ajo tha se çmimet e energjisë elektrike janë identikisht si kanë qenë në tetorin e 2021.

“Këto luhatje nuk kanë lidhje me çmimin e energjisë, por të gazit, që kthehet në energji. Unë nuk besoj që ka qeveri të përgjegjshme që të ngarkosh shqiptarët me një rritje çmimesh në këtë kohë, është kriminale. Kosto e blerjes është 1.5 kilovat orë dhe kërkojnë ta shesin me 49 kilovat orë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë