Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komentoi nismën e fundit të qeverisë të paralajmëruar të hënën nga Rama për një ligj të ri për tatimin e profesioneve te lira.
“…Rama sot kërcënon me më shumë taksa pasi bixhozi ku është futur me paratë e buxhetit nga taksat e shqiptarëve paguan 90 mijë euro në ditë inceneratorit.
Kërcënon sot me më shumë taksa pasi kontratat e PPP-ve që kanë arritur 50% të PBB duhet të paguhen dhe para nuk ka. Kriza nuk ka sjellë reflektimin e kësaj mazhorance!
Në mënyrë absurde ai po çon vendin drejt një rritje taksash të çmendur që do të rëndojë më shumë të ardhurat e çdo familje.
Ndaj duhet ndaluar nisma nën moton: Takso familjet shqiptare për të paguar kontratat e oligarkëve. Duhet luftuar për një taksim të ndershëm jo për një taksim progresiv oligarkik.
Të ndahemi nga kjo keqqeverisje për të mundësuar një sistem të ndershëm dhe kompetitiv fiskal në shërbim të qytetarëve jo për favore tek oligarkët…”, shkruan Tabaku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje