Kryeministri Edi Rama tha të enjten se janë investuar 800 milion euro për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve në të gjithë vendin. Por puna në terren nuk kish justifikuar investimin, duke atakuar direkt disa bashki të vendit e duke paralajmëruar padi nëse nuk menaxhohet siç duhet kjo situatë.
Por deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, 24 orë pas takimit del në një tjetër konkluzion.
“Një kryeministër që drejton një shtet të kapur shndërrohet në mburojën politike të atyre qe marrin kontrata nga pushteti.
U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e Inceneratorëve.
U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak.
Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve.
Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe kushtëtutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve.
Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh”, shkruan Tabaku në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje