Policia në Kaliforni iu është përgjigjur të shtënave që kanë lënë 10 të vrarë, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Dhjetë persona janë vrarë në të shtënat masive në një qytet në Los Angeles, pas festimeve të Vitit të Ri Hënor, tha policia.
Bob Boese, shef i departamentit të policisë, tha se të shtënat u raportuan në orën 22:22 sipas kohës lokale, në Monteri Park. Sulmuesi është mashkull, tha ai.
Zyrtarët nuk kanë dhënë më shumë informacione, teksa policia i është përgjigjur raportimeve për të shtënat.
Monteri Park gjendet 13 kilometra në lindje të Los Angeles.
Mijëra persona më herët u mblodhën në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monteri Park.
Një dëshmitar i ka thënë Los Angeles Times se tre persona hyn në restorantin e tij dhe i thanë të mbyllte dyert pasi në atë zonë ishte një person me armë automatike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje