Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në Twitter, pas trazirave të dhunshme në Capitol Hill.
“Shumë miq shqiptarë kanë shprehur tronditjen dhe shqetësimin rreth sulmit të fundit në Kapitolin e SHBA. Unë ju falënderoj që na qëndroni pranë.
Dje, Presidenti Trump bëri të qartë se SHBA është dhe duhet të mbetet një komb i rendit dhe sundimit të ligjit, dhe ata që shkelën ligjin do të paguajnë çmimin.
Presidenti Trump gjithashtu e bëri të qartë se Kongresi ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve dhe ai tani është përqendruar në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt të pushtetit në 20 Janar”, shkruan ambasadoerja amerikane. Më tej, ajo shkon tek mesazhi më i rëndësishëm.
“Ajo që SHBA i këshillon të tjerëve, vlen edhe për ne: liria e fjalës dhe e drejta e tubimeve janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të shndërrohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë tranzicionin paqësor të pushtetit.
Demokracia nuk është e lehtë dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë nga askush prej nesh. SHBA do të dalin më të fortë dhe më të mençur pas kësaj prove të demokracisë sonë. Ata prej nesh që besojnë në demokraci – në SHBA, Shqipëri dhe botë – duhet të angazhohen për ta çmuar dhe mbrojtur atë gjithmonë”, shkruan ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje