Ish-Ministri i Jashtëm, deputeti i zgjedhur i PD-së, Tritan Shehu ka përcjellë një koment ne Facebook pas konferencës për shtyp të Sali Berishës dhe reagimit të mëvonshëm të ambasadës amerikane në Tiranë. Tritan Shehu ka konfirmuar se betejën PD-ja do ta bëjë vetë kundër atij që ai e quan regjim, duke filluar nga Basha, sipas tij, e deri tek Berisha.
“Të gjithë neve në atë Parlament që po vjen, prej Kryetarit Basha e deri te deputeti më i thjeshtë aty, prej deputetit më të ri e deri te promotori i Shqipërisë demokratike Berisha, i gjithë grupi i ynë ka jo vetëm legjitimitetin e pa kontestueshëm të votës së qindra mijrave, por dhe domosdoshmërinë historike për të qëndruar e përballur së bashku në atë sallë, për të transmetuar prej andej mesazhe demokratike e shprese për shqiptarët.
E kemi bërë disa herë me sukses këtë, të rrethuar nga të panjohura e rreziqe, dyshime dhe optimizëm, që nga ai Parlament i 1991 ku megjithëse në minorancë, prej andej arritëm të ndryshojmë Shqipërinë, duke kërkuar e luftuar për të vërtetën e të drejtën, ndonëse edhe mund të kemi gabuar disa herë”, shkruan Shehu.
Sipas deputetit të PD-së, koha për “përmbysje” mund të vijë vetëm nga PD.
“Sot ky vend ka përsëri nevojë për një përmbysje të tillë, që vetëm PD, duke hedhur ne beteje të gjitha kapacitetet e saj historike e të reja, mund ta realizojë.
Mundësi tjetër nuk ka, ndryshe e ardhmja nën këtë regjim do të jetë më e zezë për Shqiperine, shqiptaret, e pa qarte për Rajonin, problematike për Partneret.
Ndryshe askush nuk do na besoje e respektoje, as shqiptarët e as partnerët më të mirë, dhe as do të mund të pretendojmë në mbështetjen e tyre e shpërndarjen e ndonjë ‘mjegullnaje’ të krijuar përkohësisht.
Të ardhmen ne do ta ndryshojmë me luftën tonë, punën tonë, qëndresën tonë.
Asgjë nuk dhurohet, por fitohet, se paku këtë na ka mësuar eksperienca”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje