Politike

U kanë hequr apo shtuar vota kandidatëve, KQZ kallëzon 67 numërues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale 67 numërues të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Numëruesit dyshohet se u kanë hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Numrin më të madh të numëruesve që janë kapur me shkelje e ka Tirana, ku rezultojnë se 21 numërues kanë abuzuar me detyrën.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i kërkoi KAS gjobitjen e 32 sekretarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor pas shkeljeve të konstatuara ditën e zgjedhjeve.

KQZ ka referuar për hetime të mëtejshme nga ana e prokurorisë të gjitha rastet kur diferencat mes votës reale që kanë marrë dhe asaj që kanë shënuar grupet e numërimit për kandidatët janë më të larta se 20 vota.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë