Politike

Vasili: LSI voton kundër Presidentit, s’bëjmë kompromis me emrin  

LSI ka deklaruar votën kundër të shtunën për Presidentin përmes nënkryetarit Petrit Vasili

“…Deputetët e LSI do të marrin pjesë nesër në seancë dhe do të votojnë kundër, gjymtyrës, dorës që Edi Rama do të çojë në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet së cilës mendon dhe ka iluzionin se mund të shesë kufijtë e republikës së Shqipërisë.

Ky pazarxhi kufijsh, që i ka filluar pazaret me kufijtë e Kosovës, do t’i vazhdojë me kufijtë e Shqipërisë e së bashku me ‘Ballkanin e Hapur’ të tij është demonstruar si një kryeministër, anti shqiptar, anti patriot dhe nesër do që të shënojë një hap të ri në anti shqiptarizmin mafioz të tij.

Ndaj qëndrimi do të jetë i pa kompromis, refuzues, kundërshtues si qëndrim legjitim dhe që është qëndrim që shpreh atë që populli shqiptar kërkon.

Shqiptarët kërkojnë një patriot që mbron kufijtë e Shqipërisë ashtu si presidenti aktual ka bërë dhe meriton lavdërimet më të mëdha në këtë drejtim duke mos bërë asnjë hap pas në respektimin e Kushtetutës dhe integritetit territorial të Shqipërisë…”, shkruan Vasili në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë