Politike

Vokshi: Arsimi dështoi në 8 vjet qeverisje të Ramës

Në një takim me mësues të arsimit parauniversitar, koordinatorja politike e PD, Albana Vokshi tha se sistemi arsimor gjatë 8 viteve të qeverisë Rama, ka dështuar.

“Më shumë se gjysma e nxënësve nuk kanë internet ose mjetet e duhura për shkollën online. Qeveria ka stimuluar uljen e cilësisë së mësimdhënies, duke mos investuar asnjë qindarkë për arsimin online. Mësimi online ka dështuar, sepse qeveria ka dështuar, duke rrezikuar që të rritet një brez covid”,- tha Vokshi, duke u mbështetur nga vete mësuesit.

Nga ana e tyre, mësuesit ngritën edhe problemin e orëve shtesë të papaguara.

“Nëse një qeveri nuk investon në arsim, është një shoqëri e prapambetur…”, tha Vokshi, duke ftuar mësuesit të bashkohen me PD në zgjedhjet e 25 Prillit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë