Politike

Vokshi: Janë zgjedhur 70 kryetarë degësh, pjesëmarrja, rreth 40 mijë anëtarë

Deputetja Albana Vokshi njoftoi të enjten në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD-së se ka përfunduar procesi i zgjedhjeve në të 70 degët e PD-së.

Zgjedhjet i paraprijnë Kuvendit Kombëtar të 30 prillit që do të mbahet të shtunën.

“Sot mund të themi që në 70 degë të PD-së ka përfunduar procesi zgjedhor. Kanë marrë pjesë 39 512 anëtarë që kanë ushtruar të drejtën e votës.

Janë dy degë ku ende nuk është bërë Kuvendi, Malësia e Madhe dhe Tirana 12 dhe me pjesëmarrjen e tyre, jam e sigurt që do të tejkalohet edhe pjesëmarrja mbi 40 mijë anëtarë, pjesëmarrje më e lartë se në datë 13 qershor.

Ka pasur një interes shumë të lartë të demokratëve, qoftë me përzgjedhjen, zgjedhjen e kryetarëve në të gjithë hierarkinë dhe në të gjitha degët dhe qendrat e votimit e kanë nisur votimin herët dhe në të gjitha rastet thuajse është kërkuar dhe shtyrja e afatit të mbylljes për shkak të interesit të lartë për të votuar.

Si në Bulqizë, psh, kur votimi ka vazhduar deri pas orës 11:00 të darkës.

Kjo tregon që interesi i demokratëve për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor ka qenë tejet i lartë.

Për herë të parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare, pra 11% nga niveli 1% që ka qenë para këtij procesi”, tha Vokshi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë