Dy ishin qëndrimet e Sali Berishës në daljen e përditshme për mediat. Së pari, pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet lokale ai e lidhi jo me bojkotin ndaj opozitës por me lënien jashtë nga lista për arsye politike të 180 mijë zgjedhësve.
Së dyti, se është i hapur të bashkëpunojë me PD-në zyrtare por me një kusht, përjashtimin e dy njerëzve nga negociatat, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha.
“Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD. Njëri është Lul Brava, tjetri është Alibasha që mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama, 220 mijë euro.
PD është e hapur për të gjithë të tjerët për debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë.
Por dy persona, pengje të Edi Ramës, u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme për të goditur opozitën shqiptare.
Përsa i përket atij rezultati, unë u bëj thirrje t’i lexoni rezultatet me realizëm.
PD-së iu mohua logoja, PD-së iu mohua kryetari i koalicionit. E di si e bëri Edi Rama? Kur ringu ishte përgatitur për ndeshjen, me mekanizma alla-Putin, shpalli veten fitimtar duke mos lejuar kundërshtarin të futet në ring.
Por ajo nuk është fitore? Ajo është tmerr-fitore! Sepse pasojat sigurisht që ishin për PD-në, por më të rënda qenë për atë. Se ai parashikoi jo vetëm që ajo të ishte një kolpo asgjësuese, përfundimtare. Por në fakt u përball me të kundërtën.
Me të gjithë aktet e tij kriminale, 510 mijë shqiptarë u ngritën mbi të gjitha dhe i thanë se opozita shqiptare është e pamposhtur…”, tha Berisha
Ai nuk la pa komentuar edhe shifrat e pjesëmarrjes
“Në majin e vitit 2023 e 1 milionë e 300 mijë zgjedhës. Në vitin 2021 votuan 1 milionë e 500 mijë zgjedhës. Votuan më pak, 200 mijë zgjedhës. 200 mijë prej tyre iu hoq për arsye politike e drejta e zgjedhjes.
Këto akte janë tipike për zgjedhje të tipit Putin. T’u heqësh qytetarëve të drejtën për të votuar përbën një akt kriminal armiqësor ndaj këtyre qytetarëve, ndaj opozitës dhe ndaj lirisë së vendit.
PD, e zotuar të mbrojë votën e qytetarëve, e konstatoi dhe e denoncoi te SKAP-i i partisë. SKAP-i i partisë e përcolli siç mori urdhër. Por ditën e votimit nuk votuan për shkak të listave 180 mijë qytetarë shqiptarë…”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje