Politike

Vrasja e Elbasanit, Rama: Dëshpërim i humbësve

Kryeministri Edi Rama nuk e ka përmendur ende drejtpërdrejtë ngjarjen e Elbasanit, por tërthorazi e interpreton incidentin dhe më pas vetë reagimet e Partisë Demokratike dhe Presidentit Ilir Meta si dëshpërim i humbësve.

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”, shkruan Rama përmes rrjeteve sociale.

Kreu i Qeverisë vijon fushatën elektorale, ku këtë të mërkurë është ndalur në Fushë-Krujë, Tiranë e Lushnje, për të mbyllur fushatën në Qarkun e Fierit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë