Pas vizitës në spitalin e Elbasanit ku po trajtohet efektivja e policisë që mbeti e plagosur nga përplasja me armë që shkaktoi një viktimë, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se kjo ngjarje ka një autorësi të vetme, PD dhe Presidentin e Republikës.
” Prej momentit të parë sapo jam njoftuar për ngjarjen jam munduar të marrë informacionin e nevojshëm, sikurse dhe kam njoftuar të gjithë organizatat e PS në Elbasan për të ruajtur qetësinë, për të mos rënë pre e provokimeve,m që kanë ardhur duke u përshkallëzuar dhe kanë një fajtor PD dhe presidentin e Republikës, që nga dita e verës dhe për të ardhur deri këtu ku ka humbur jetën një qytetar i Elbasanit dhe është plagosur një punonjëse e policisë, sot në mëngjes kanë terrorizuar banorët e lagjes 5 maji dhe autorësinë e këtij akti të plotë duhet t’ia lënë Prokurorisë dhe Policisë për të çuar para drejtësisë vrasësin dhe porositësit. Nuk dua të shtoj asgjë mbi njoftimet që duhet të bëjnë institucionet e drejtësisë. Thirrja për qytetarët e Elbasanit është ju lutem, ju jeni njerëz që duhet të vlerësoni rëndësinë e këtij momenti, nuk duhet të bini pre e provokimeve, këto paramilitare që kanë zbarkuan në çdo cep t’i ndëshkojmë më 25 prill”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje