Gazeta Si – Tërhiqet Volodimir Zelenskij. Presidenti i Ukrainës ka thënë se vendi i tij duhet të pranojë faktin që nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.
Duke folur gjatë një video-konference me zyrtarë ushtarakë këtë të martë, ai tha: “Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. E kuptojmë këtë. Kemi dëgjuar për vite që dyert janë të hapura, por kemi dëgjuar gjithashtu se nuk mund të anëtarësohemi. Është një e vërtetë dhe duhet të njihet. Jam krenar që njerëzit tanë filluan ta kuptonin këtë dhe të besonin tek vetja e tyre dhe partnerët të cilët na ndihmojnë”, ka thënë ai.
Një shenjë tërhqejeje për të shmangur edhe më shumë viktimat civile në luftë ajo e Zelenskijt. Një qëndrim që përkon edhe me kërkesën e Vladimir Putinit, i cili ka kërkuar që Ukraina të ndalohet së anëtarësuar në NATO si një nga “garancitë e sigurisë” që po kërkonte Moska.
Ndërkohë, për Vladimir Putin, “Ukraina nuk ka ndërmend të gjejë seriozisht një zgjidhje të pranueshme reciprokisht” për përfundimin e konfliktit.
Kështu deklaroi presidenti rus, duke folur në telefon me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.
Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden. Lajmi është njoftuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë.
Sanksionet përfshijnë gjithashtu edhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s Ëilliam Burns, shkruan BBC.
Në vazhdën e sanksioneve, Moska ka shpallur “non grata” kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau
Biden, pritet që të takohet me udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s javën e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.
Takimi me liderët e BE-së dhe NATO-s do të fokusohet në pjesën më të madhe në pushtimin e Rusisë në Ukrainë. BBC shkruan se në axhendë janë përfshirë çështje si “siguria dhe mbrojta” dhe “marrëdhëniet e jashtme”.
Presidenti amerikan do t’i bashkohet homologëve të tij të BE-së të enjten më 24 Mars, megjithatë më shumë detaje pritet të dalin së shpejti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje