Politike

Basha: Berisha delirant që ende gjallon në politikë! S’e ka me tapi PD-në

Ditën që Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratik zhvilloi ato që i quajti primaret për nxjerrjen e kandidatëve për gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore, Lulzim Basha shpërndau një mesazh.

“Raporti i qytetarit me pushtetin, raporti i votuesit me të votuarin, raporti me drejtuesin, me kultin e individit, që menduam se e shkulëm më 20 shkurt 1991, por që vazhdon të gjallojë në politikën shqiptare. Njëri sillet si pasha, apo si sulltan, tjetri është në delir, tjetri mendon se e ka me tapi të përjetshme Partinë Demokratike”, thotë ai.

Basha këmbëngul se vetë përfaqëson një kulturë të re; atë të politikës normale.

“Një nga aspektet kryesore të ndryshimit kulturor që po vjen, është ndërtimi i një politike normale, me politikanë normal, që është parakushti i një vendi normal, me ekonomi normale dhe ku njerëzit të jetojnë në normalitet. Normalja është dhurata më e madhe, që ky ndryshim politik dhe kulturor do t’u sjellë shqiptarëve”, shprehet ai.

Sipas Bashës, PD mbetet shpresa e vetme për këtë ndryshim.

“Nuk bëhet thjeshtë fjalë për ndryshim politik, pra për ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, që padiskutim, me vizionin dhe programin tonë është parakushti për ndryshimin politik, por për një ndryshim kulturor”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë