Gazeta Si – Komisioni i Rithemelimit ka publikuar të hënën numrin e demokratëve që morën pjesë në primaret e zhvilluara për përzgjedhjen e kandidatëve në gjashtë bashki të vendit.
Nga primaret rezultoi se kanë votuar 5545 demokrate ku numrin më të lartë të pjesëmarrjes e kishte Shkodra dhe Durrësi duke qenë bashki më të mëdha krahasuar me bashkitë e tjera që janë në garë.
Në Shkodër votuan 1582 demokratë, një garë që nxori kandidat kryesor Bardh Spahinë.
Më pas vjen Durrësi me 1546 votues. Në Lushnjë votuan 1056 demokratë. Në Dibër votuan 713 demokratë. Në Vorë votuan 332 dhe në Rrogozhinë votuan 316 demokratë.
Kandidatët fitues të primareve të Berishës:
Bashkia Dibër: fitues Premtim Riza Kryemadhi me 424 vota
Bashkia Durrës: fitues Ardian Mihal Muka, me 1162 vota
Bashkia Lushnjë: fitues Elton Ilir Bano me 671 vota
Bashkia Rrogozhinë: fitues Hekuran Selman Xhani me 221 vota
Bashkia Vorë: fitues Lulzim Sefer Vrana me 277vota
Bashkia Shkodër: fitues Bardh Ali Spahia me 1011 vota
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje