Partia Socialiste ka gati projekt-vendimin, që fillimisht do të miratohet në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare, për axhendën që do të ndjekë kongresi i partisë me 9 prill.
Sipas projekt-vendimit, kongresi do të hapet me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri.
Më pas flet Elisa Spiropali, për të vijuar me Ditmir Bushatin se cfarë është bërë me akademinë politike, Taulant Ballën si kryetar i grupit dhe në fund fjala e kryetarit të PS-së, Edi Rama.
Pikë tjetër e axhendës do të jenë ndryshimet ne statut, prezantimi i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.
Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PS-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje