Politike

PS rikthen votimin masiv për kryetarët e degëve

Hera e fundit që strukturat vendore të Partisë Socialiste iu nënshtruan një procesi zgjedhor masiv ishte maji i 2017-s, që pasoi një vit më vonë konfirmimin e Edi Ramës për mandatin e dytë në pushtet dhe sipas parashikimeve të statutit, ai rizgjidhej automatikisht kryetar i Partisë Socialiste.

Por, rezultati poshtë pritshmërive i partisë në disa qarqe hapi një garë të re zgjedhjesh vendore për socialistët në vjeshtën e 2017-s dhe në një kohë kur nuk ishte konsoliduar ende mirë pozicioni i drejtuesit politik të qarkut.

Zgjedhjet për kryetarë pati në disa degë, por në një pjesë të mirë të tyre drejtimi i degëve është bërë përmes kryetarëve të përkohshëm të komanduar që katapultoheshin nga ana e kryesisë së partisë.

Gjashtë vite nga procesi i përgjithshëm i zgjedhjes së 61 drejtuesve të degëve, PS do t’i nënshtrohet një procesi të ngjashëm në formë, por më të thelluar në përmbajtje, të paktën sipas projekt-statutit që është prezantuar në media ditën e hënë.

Zgjedhje pati për kryetarët e degëve brenda në 23 bashki edhe në fund të 2019 dhe fillim të 2020-s, në një proces ku Tirana iu besua dy bashkëkryetarëve Elisa Spiropali dhe Ervin Bushatit.

Procesi i këtij viti do të rikthejë për herë të parë zgjedhjen e kryetarëve të degëve të PS-së në të gjithë vendin, ndonëse jo me parimin “një anëtar, një votë”, pasi sipas statutit, ata zgjidhen nga Asambletë e Socialiste në nivel bashkishë. Megjithatë, këto zgjedhje i japin fund praktikës së komandimit dhe përputhin plotësisht me parashikimet statutit kryetarët e rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë