Politike

Grupi i PD, përplasje Berisha-Alibeaj për padinë në gjykatë (kush mungoi)

Kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ngjiti shkallët e selisë blu për të kërkuar në mbledhjen e grupit të deputetëve unifikimin e qëndrimit për axhendën e së enjtes në Kuvend.

Por Sali Berisha i pranishëm në mbledhjen e grupit i ka kërkuar atij dorëheqjen nga detyra e kryetarit.

“Përbashkimi i PD-së ka pasur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë, si në bazë, si te deputetët për të zhbërë për një periudhë të shkurtër përçarjen por po ju them në këtë kontekst u shpreha publikisht se ne e pranojmë kryetarin e grupit edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri që dha dorëheqjen, iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosja ruse psh. Unë e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar…”, mësohet të jetë shprehur Berisha. duke i kërkuar më pas Alibeajt që të japë dorëheqjen nga grupi me argumentin se “ai po punon kundër PD për interes të Bashës i cili kontrollohet nga Rama.”

‘Në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari

Besoj se Apeli do e zhbëj atë vendimmarrje të marrë nga një gjyqtar në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit…”, mësohet të jetë shprehur Alibeaj duke i kujtuar Berishës se ai nuk është pjesë e grupit.

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj ka deklaruar se kjo që po ndodh në forcën politike që ai përfaqëson nuk është bashkim, por mashtrim.

Në mbledhjen e të martës ndërkohë munguan Lulzim Basha, Grida Duma, Agron Gjermarkaj, Alfred Rrushaj, Flutura Acka, Dashnor Sula, dhe Belind Këlliçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë