Politike

Humbi përballë Berishës, Elezi: Të përballemi me të keqen, aq më shumë në politikë

Në zgjedhjet e 22 majit në garën për kreun e  PD-së të organizuar nga “Rithemelimi” Sali Berisha mori 40820 vota kundrejt kundërshtarit të vetëm Ibsen Elezi, me 2532 vota.

Elezi reagoi një ditë pas votimit në Facebook, ku ndër të tjera shkruan:

“…Për ata që mendojnë se do vijnë ditë më të mira duke ndenjur në kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetëm do e kalojnë ashtu në pritje jetën e tyre, por rrezikojnë edhe brezin që vjen.

Ata që presin të arrijnë diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata që presin se kur do vijë dita e marrëveshjes për ndarjen e karrigeve, duhet të kuptojnë se nuk do i shërbejnë dot as vetes dhe jo më të ardhmes së këtij vendi.

Në themel të ecjes para është përballja me të keqen, aq më shumë në politikë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë