Politike

Pampuri nuk njeh Berishën për kryetar: Jam me SHBA   

Deputetja e PD-së Oriola Pampuri që qëndron kah Enkelejd Alibeajt dhe një tjetër linje nga “Rithemelimi” është pyetur nga media nëse e njeh Sali Berishën si kryetar i PD-së.

“Nuk mund të ketë një finale kur nuk pranohet nga të gjithë”, tha Pampuri.

Do e njihni në një moment të caktuar zotin Berisha si kryetar?

“Unë jam në linjën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u përgjigj ajo

Të dielën, përmes “parimit një anëtar një votë” Sali Berisha është rikthyer në krye të Partisë Demokratike, pasi numërimit të votave në zgjedhjet për kryetar të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit.

Berisha kishte përballë Ibsen Elezin pa asnjë surprizë.

Ish-Kryeministri, sipas rezultatit të publikuar u zgjodh me mbi 93 për qind të votave në krye të PD-së.

Në fjalimin e mbajtur pas numërimit të votave, Berisha e cilësoi zgjedhjen e tij “mrekullia e vërtetë e Shqipërisë në shekullin e 21”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë