Në zgjedhjet e 22 majit në garën për kreun e PD-së të organizuar nga “Rithemelimi” Sali Berisha mori 40820 vota kundrejt kundërshtarit të vetëm Ibsen Elezi, me 2532 vota.
Elezi reagoi një ditë pas votimit në Facebook, ku ndër të tjera shkruan:
“…Për ata që mendojnë se do vijnë ditë më të mira duke ndenjur në kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetëm do e kalojnë ashtu në pritje jetën e tyre, por rrezikojnë edhe brezin që vjen.
Ata që presin të arrijnë diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata që presin se kur do vijë dita e marrëveshjes për ndarjen e karrigeve, duhet të kuptojnë se nuk do i shërbejnë dot as vetes dhe jo më të ardhmes së këtij vendi.
Në themel të ecjes para është përballja me të keqen, aq më shumë në politikë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje