Kryetari i grupit parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj tha se grupimi që ai drejton nuk do të marrë pjesë në votimin e të shtunës për President.
Alibeaj dha një tjetër shpjegim për arsyet e mospjesëmarrjes, edhe pse për shumëkënd kjo interpretohet si frikë për rrjedhje votash nga grupimi i tij.
Ai mbështetet nga 21 deputetë në Kuvend. Deputetët e “Rithemelimit” do të jenë në Kuvend për të votuar kundër ndërsa mbetet e paqartë pjesa tjetër e deputetëve që janë në mes as me njërën palë dhe as me tjetrën dhe nuk janë të paktë në numër.
“Sot një ditë para zgjedhjes askush nuk e di emrin e presidentit. Ne i kemi bërë të gjitha shërbimet ndaj Kushtetutës. Nesër nuk ka asnjë sens që PD të marrë pjesë në procesin e votimit”, tha Alibeaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje