Politike

Murrizi, Alibeajt: ‘Vula’ të dha 1 mln e 300 mije euro nga KQZ e kërkon hesap për lekët e flamujve  

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka reaguar ndaj kërkesës së vazhdueshme të Enkelejd Alibeajt se ku i gjen paratë Berisha për fushatën

Ai tha se është një ndër personat që ka dhënë para për fushatën elektorale të PD-së.

“Të ikësh si hajdut vule me 1 milionë e 300  mijë euro që ti jep KQZ-ja në xhep, dhe të kërkosh hesap se ku i gjete lekët e flamujve. Po unë kam dhënë 5 lekë, po e them unë, se kam që në 1997 në opozitë dhe nuk kam marrë asnjë kokërr leku nga taksat e shqiptarëve. Kam bizneset e mia. 500 flamuj i kam blerë unë, e do blej sa të më teket mua. Do t’i marr leje Enkelejdit apo Erionit?

Unë nuk vjedh lekë inceneratorësh, lekë mbetjesh që duhet të paguash, 200 euro për të çuar një kamion me mbetje në Sharrë. Unë nuk bëj tendera, nuk kam firmosur asnjë prokurim publik edhe pse kam firmë ndërtimi”, tha Murrizi në “Syri Tv”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë