Politike

Alibeaj: Ku i gjen paratë Sali Berisha për të mbushur sallat  

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, pati një reagim publik të martën lidhur me akuzat lëshuar nga kahu tjetër i PD i mbështetur nga Sali Berisha pas pyetjes publike drejtuar këtij të fundit se ku i gjeti paratë për hapjen e fushatës në ‘Air Albania’.

Akuza drejtuar Alibeajt lidhej në thelb me një qëndrim publik të tij i njëjtë me Veliajn ku kërkuan se ku u gjetën paratë për aktivitetin në ‘Air Albania’  

“…Ku i gjen paratë Sali Berisha, i cili ka një vit e gjysmëm që prenoton stadiume, prenoton salla në të gjithë Shqipërinë, paguan autobusa dhe njerëz për ti mbushur këto salla, paguan media që të jetë 24 orë live edhe pse ligjërisht nuk është kryetari i asnjë partie politike?

Si ka mundësi  që Sali Berisha nuk përmend asnjë oligark, bashkëpunëtor të Erion Velisë në ndërtimet e Tiranës?! A ka kurajo non-grata për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, të denoncojë lejet e ndërtimit të dhëna nga Erion Veliaj?

Përgjigja është shumë  e thjeshtë: janë ortakë politik dhe ekonomik.

Oligarkët i kanë bashkë, paratë i ndajnë bashkë, politikën duan që ta zaptojnë bashkë.

E megjithatë, përtej dallavereve politike të Sali Berishës që nuk i beson më askush, thelbi mbetet, pyetja mbetet:

Ku i gjen paratë Sali Berisha?

Për përgjigjen,  pyesni Erion Velinë. Ai di shumë më shumë se unë dhe se ne bashkë, se ku gjenden këto para…”, shkruan ndër të tjera Alibeaj në një reagim publik në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë