Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka reaguar ndaj kërkesës së vazhdueshme të Enkelejd Alibeajt se ku i gjen paratë Berisha për fushatën
Ai tha se është një ndër personat që ka dhënë para për fushatën elektorale të PD-së.
“Të ikësh si hajdut vule me 1 milionë e 300 mijë euro që ti jep KQZ-ja në xhep, dhe të kërkosh hesap se ku i gjete lekët e flamujve. Po unë kam dhënë 5 lekë, po e them unë, se kam që në 1997 në opozitë dhe nuk kam marrë asnjë kokërr leku nga taksat e shqiptarëve. Kam bizneset e mia. 500 flamuj i kam blerë unë, e do blej sa të më teket mua. Do t’i marr leje Enkelejdit apo Erionit?
Unë nuk vjedh lekë inceneratorësh, lekë mbetjesh që duhet të paguash, 200 euro për të çuar një kamion me mbetje në Sharrë. Unë nuk bëj tendera, nuk kam firmosur asnjë prokurim publik edhe pse kam firmë ndërtimi”, tha Murrizi në “Syri Tv”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje