Politike

Me çfarë parash u hap fushata në ‘Air Albania’? Meta: Pyesni financën, Rama dhe ramarucët janë tmerruar

Me çfarë parash u hap fushata e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’? Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk i kurseu në përgjigje akuzat si për Edi Ramën ashtu edhe për Enkelejd Alibeajn, ndërsa orientoi mediat që t’i drejtohen sektorit të financës në Partinë e Lirisë dhe atë të Partisë Demokratike.

“Këto janë pyetje që me të drejtë i bëni. Përsa i takon atyre mund të bëni pyetjet me shkrim dhe personat përkatës në Partinë e Lirisë dhe të PD-së mund t’ju kthejnë përgjigje. Ka të drejtë Rama dhe Ramarucët që janë të tmerruar nga manifestimi kombëtar në ‘Air Albania’. Apo dje nga shpërthimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Gramshit dhe do të jenë të detyruar që të përpiqen herë pas here që të shmangin thelbin e kësaj gare elektorale të 14 majit që bëhet për të shpëtuar bashkitë tona dhe qytetarët tanë”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë