Politike

Açka: PD s’ka luksin të humbë qoftë edhe një anëtar të thjeshtë  

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, tha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar se procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së do të vijojë.

Gjatë mbledhjes  janë zgjedhur 8 anëtarët e komisionit zgjedhor. E pyetur për mungesën e  17 deputetëve në Këshill, Açka u shpreh se është e drejta e tyre.

“Çdo anëtar i Këshillit Kombëtar ka të drejtë të mendojë edhe ndryshe në PD. Njerëzit kanë të drejtë të thonë mendimet e tyre. Vendimet e shumicës duhet të zbatohen”, tha Flutura Açka.

E pyetur konkretisht për mungesën e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi në këtë mbledhje, Açka tha se “si njeri që e dua dhe e çmoj shumë do të doja të ishte në mbledhje. Refuzimi i tij nuk nënkupton që PD e ka luksin të humbë qoftë edhe një anëtar të thjeshtë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë