Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të së martës organizuar nga PD-ja zyrtare të pranishëm nga grupi parlamentar ishin vetëm 7 deputetë.
17 të tjerë nuk morën pjesë duke e paralajmëruar mungesën përmes një njoftimi zyrtar ndërsa pjesa tjetër i është bashkuar grupit “Berisha”.
Kjo është përçarja më e thellë në PD ku dukshëm ka një rrugë paralele mes strukturave zyrtare që mbështetet nga një pakicë deputetësh (8 bashkë me Lulzim Bashën) dhe 17 të tjerëve që janë kundër (përjashto grupin Berisha).
Merita Bakiu, Eralda Tase Bano, Kreshnik Collaku, Seladin Jakupllari, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu ishin të vetmit deputetë që morën pjesë duke rënë dakord me vendimin paraprak të kryesisë (që u votua në Këshill) për zgjedhjen e kreut të ri në fund të muajit korrik.
Sipas argumentit të Këshillit Kombëtar hedhur në një rezolutë vetëm zgjedhja fillimisht e kryetarit të ri dhe organeve drejtuese të partisë mundëson ringritjen e PD.
“Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale”, thotë rezoluta e miratuar.

Ajo që bie në sy është se deputetja Flutura Acka që ndodhej në rreshtin e parë të takimit, nuk e ka ngritur dorën për vendimet që do miratoheshin, ndryshe nga të tjerët




Nuk dihet ende nëse veoprimi i saj lidhet me zgjedhjen e kryetarit në fund të muajit korrik sa kohe që në axhendë të Këshillit ishte edhe plotësimi i komisionit të Integritetit dhe Etikës që do të merret me organizimin e punës pjesë e të cilës ka qenë edhe vetë ajo.

Lulzim Basha ndërkohë mungoi në mbledhje, por është pro kësaj skeme.
Sot (e martë) është edhe afati i fundit i zyrtarizimit të emrave kandidatë për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Deri më tani i vetmi emër që ka zyrtarizuar kandidaturën është Gjergji Hani.
Ndërkohë 17 deputetët e munguar janë kundër kësaj mbledhje.
Gazment Bardhi, që drejton grupin por është ende edhe Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, deklaroi një ditë më parë se mbledhja ishte në kundërshtim me statutin, duke paralajmëruar një proces fiktiv më pas edhe për zgjedhjen e kryetarit. Ndërkohë debate mund të lindin edhe për pjesëmarrjen në Këshill.



Në mbledhje u raportua se ishin të pranishëm 174 anëtarë (përfshi 23 online), sipas PD-së i mjaftueshëm për të plotësuar kuorumin. “Ne kemi qenë këtu dhe jemi këtu. Më vjen mirë që nuk patëm nevojë, që të shtynim mbledhjen por e plotësuam kuorumin, pavarësisht se e lamë në orën 12,00 ditë pune. Pas shumë lutjesh ndaj zotit dhe demokratëve arritën ta mblidhnim. Jemi institucione të dalë nga kuvendi i 17 korrikut 2021, jemi legalë jo të vulës, gabim kanë bërë ata që e kanë përdorur” tha Jemin Gjana në fillim të mbledhjes.

Po sipas PD-së zyrtare numri i gjithë anëtarëve të Këshillit është 329, një shifër kjo që më gjasë do të kontestohet nga Gazment Bardhi i cili një ditë më parë tha se numri i anetarëve të Këshllit Kombëtar zyrtarisht është 453 nga të cilët 300 janë zgjedhur me votim nga Kuvendi i fund korrikut i datës 2021 drejtuar nga Lulzim Basha.
17 deputetët që nuk morën pjesë në Këshillin Kombëtar
1. Gazment Bardhi
2. Jorida Tabaku
3. Dhurata Çupi
4. Saimir Korreshi
5. Lefter Geshtenja
6. Zheni Gjergji
7. Qani Xhafa
8. Helidon Bushati
9. Orjela Nebiaj
10. Ramadan Likaj
11. Xhelal Mziut
12. Flamur Hoxha
13. Bledion Nallbati
14. Agron Gjekmarkaj
15. Ferdinand Xhaferaj
16. Andia Ulliri
17. Ilda Dhori
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje