Politike

Lulzim Basha dorëzon kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike

Lulzim Basha do të jetë kandidati i dytë përballë Gjergj Hanit për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Basha ka dorëzuar kandidaturën e tij nëpërmjet një emaili vetëm pak orë para mbylljes së afatit të përcaktuar.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të mbahen në datë 29 Korrik, ndërkohë që pritet që në javët në vijim të nisë edhe fushata brenda partisë.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të së martës organizuar nga PD-ja zyrtare të pranishëm nga grupi parlamentar ishin vetëm 7 deputetë.

17 të tjerë nuk morën pjesë duke e paralajmëruar mungesën përmes një njoftimi zyrtar ndërsa pjesa tjetër i është bashkuar grupit “Berisha”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë