Politike

Akuzat për LSI, Nishani-Bashës: Falë saj u bëre Ministër i Brendshëm dhe kryetar Bashkie i Tiranës

Prej kohësh kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka përfshirë Ilir Metën si pjesë e trekëndëshit të Bermudës.

Madje kohët e fundit, ai ka huazuar edhe një shprehje të kryeministrit Edi Rama para zgjedhjeve kur thoshte se nëse votoni Bashën keni votuar edhe për Berishën dhe Metën. Tani skema ka ndryshuar.  “Zgjedh Ramën, mban Berishën.  Zgjedh Berishën, mban Ramën” dhe se Rama-Meta dhe Berisha i përkasin së kaluarës.

Por Bujar Nishani, ish-President i Republikës ka ledhatuar jo pak marrëdhënien me LSI-në duke komentuar në Facebook se Basha u bë ministër i Brendshëm dhe kryetar bashkie në Tiranë vetëm falë votave të LSI-së

“Lul Kimiku po akuzon demokratët për bashkëpunim me LSI !!!!!!

Kukulla e Edi Ramës, misionari i shkatërrimit të PD, autori i braktisjes së demokratëve në opozitë për 12 (dymbëdhjetë) vjet mendon se shqiptarët kanë harruar se: Lul Kimiku u bë Ministër i Brendshëm në 2009 bashkë me votat e LSI! Lul Pengu u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2011, bashkë me votat e LSI! Unë nuk e di se cilat forca opozitare do ti mbështesin kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike, por fronti i gjerë opozitar ndaj të keqes në qeverisje është përgjegjësi qytetare. Faktorët opozitarë janë në partitë politike por edhe jashtë partive. I rëndësishëm është fakti se opozitarizmi si vlerë, dimension dhe përgjegjësi,u hoq nga xhepi i pengut dhe tashmë është pronë e qytetarëve që duan ndryshimin…”, shkruan Nishani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë