Politike

Alibeaj: S’ka rëndësi emri për kryetar por procesi, grupi parlamentar nuk mund të ndërhyjë  

Enkelejd Alibeaj nuk i heq asnjë presje zhvillimeve aktuale në PD dhe mënyrës se si po procedohet për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Për Alibeajn nuk ka rëndësi emri se kush do drejtojë partinë, por procesi që ndiqet.

 “Njerëzit që kanë luftuar prej dy vitesh që farsa 32 vjeçare në PD mos të vazhdojë më. A ka të drejtë Basha? Çdokush ka të drejtën të kandidojë. Nëse i themi dikujt ik, është simptomë e post diktaturës. Nëse ka një sfidë, sfida është tjetër, a e bëjmë dot një proces të barabartë apo transparentë?

Kjo s’është garë mes Hanit dhe Bashës, ajo që quhet e barabartë është transparenca e procesit. Sa do të bëjmë një proces për të mos manipuluar votat. Simptomat e vjetra sovjetikë kanë marrë fund.

Unë e kam bërë të ditur edhe në deklaratën time në mbarimin e mandatit si drejtues i PD dhe jam shumë serioz në detyrat që marr në PD. Sot PD ka koshiencë, ajo që duhet një PD e ndryshuar në mentalitet. PD e suksesshme s’do jetë dhe nuk duhet të jetë një parti që varet nga shijet, humori i një individi. Një parti që varet se cili është lideri i saj më mirë mos të ekzistojë” tha Alibeaj.

A ka ai një koment për akuzat e Gazment Bardhit lidhur me mbledhjen Këshillit Kombëtar kundër rregullave statutore?

“Grupi parlamentar s’ka të drejte të ndërhyjë në proces. Ju duhet të besoni dokumentet, faktet, syrin e kamerave” u përgjigj ai

I pyetur përse nuk kandidoi përballë Bashës, Alibeaj tha se e ka kryer me sukses sfidën e tij.

“Mund ta them me plotë gojën që sfida ime ka qenë shumë e suksesshme, sa kohë që kishim luftë nga dy anë, sfida ishte që PD të dilte e gjallë, dhe të kishte koshiencë, e ndryshuar në mentalitet dhe e aftë për të parë në sy gabimet” tha Alibeaj.

Ai nënvizoi se dilema e Partisë Demokratike është nëse do t’i qëndrojë vlerave, apo do t’i nënshtrohet sulmit e presionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë