Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka folur për garën e hapur në parti për kryetarin e ri.
“I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar rrugës. Ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të bëhet një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë, siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë. Ka qenë një rreckë e grisur keq. Atllas i ri, por i grisur shumë shpejt. Anëtarët e Këshillit kombëtar janë votuar nga demokratët mos të bëjnë farsë. Neve nuk na është vendosur në dispozicion se kush ishte në mbledhje. Kjo është elementare, është A-ja…”, tha ai. A ka kaluar ai me Ilir Metën siç akuzoi Alibeaj më herët?
“Unë dhe anëtarët e këshillit Kombëtar që njoh në Lushnjë, kanë votuar për PD-në zyrtare. Çdo njeri është i lirë të shikojë dhe ëndrra, nuk mund të përdhosë çdo njeri dhe të thotë ka shkuar tek Ilir Meta. Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë zgjedhur nga anëtarët.
Unë në shtëpi kthehem përnatë. Është dhe opsioni për të shitur shalqi, por unë mendoj dhe gjykoj se të paktën demokratët duhet të dinë se lufta nuk bëhet për ta, por për terezinë e vet, bythën e vet që ta mbajnë në karrige. Që të mbash 1 vit e gjysmë karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë”, tha Korreshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje